image Rama: Afganët që do vijnë në Shqipëri dhe Kosovë janë gazetarë dhe mësues

Shqipëri

Rama: Afganët që do vijnë në Shqipëri dhe Kosovë janë gazetarë dhe mësues

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar për gazetën spanjolle “El Periodico” numrin e afganëve që pritet të mbërrijnë këtë javë në Shqipëri.

Do të jenë rreth 1000”, citohet Rama nga gazeta spanjolle. “Do të jenë aktivistë, gra, gazetarë, mësues dhe persona që kanë punuar për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”.

Kryeministri, shton se pas kërkesës së bërë nga Uashingtoni, ka nisur menjëherë punën për të bashkëpunuar me dy shoqata humanitare ndërkombëtare, por pa ia cituar emrat, për arsye sigurie.

Rama tha se afganët do të strehohen në ambiente dhe hotele nga Qeveria dhe nuk do të lihen në kampe në kushte çnjerëzore, shkruan A2, përcjell Gazeta Sinjali.

Grupi i parë me afganë pritet të mbërrijë këtë pasdite në Rinas, ku do të qëndrojnë në disa tenda për të paktën tri ditë, për t’u zhvendosur më parë në godinat e Qytetit Studenti, deri në nisje të sezonit të ri universitar. /GazetaSinjali/