image Edi Rama të hënën vizitë zyrtare në Kosovë

Politikë

Edi Rama të hënën vizitë zyrtare në Kosovë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Kosovën pas kthimit nga ShBA ditën e hënë.

Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë të hënën drejt Prishtinës. Bëhet fjalë për një vizitë një-ditore.

Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë, raporton Euronews.

“Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë”, thuhej në letrën që Kurti i kishte shkruar Ramës. /GazetaSinjali/