image Edi Rama i shkon në Komunë për takim Shpend Ahmetit

Politikë

Edi Rama i shkon në Komunë për takim Shpend Ahmetit

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar edhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Takimi me Ahmetin po ndodhë pas takimit me Mustafën në Prapashticë.

Ahmeti në objektin e komunës e priti shefin e ekzekutivit shqiptar. Ashtu si në takimet e tjera, mediat u lejuan të marrin vetëm pamje.

Gjatë qëndrimit dyditorë në Kosovë, kryeministrit shqiptar i ka mbetur për t’u takuar edhe me liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka anuluar takimin me kryeministrin Edi Rama, për shkak që sipas tij nuk mund të takohet i padituri me paditësin.

Rreth orës 14.00 Edi Rama do të mbajë edhe konferencë për media./ Gazeta Sinjali/