image Edhe Suhareka me platformë online për ata që udhëtuan jashtë vendit

Kosovë

Njoftim/ Edhe Suhareka me platformë online për ata që udhëtuan jashtë vendit

news image

Përveç Komunës së Vushtrrisë, platformë online për regjistrimin e qytetarëve që kanë qenë jashtë vendit ka lansuar edhe Komuna e Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.

Regjistrimi i tyre po bëhet me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

“Duke e pas parasysh situatën e tanishme për përhapjen e virusit Corona “COVID 19”, në përputhje të plotë me veprimet e përcaktuara me Planin e Qeverisë për Parandalimin dhe kontrollin e infeksionit (Covid-19), Komuna e Suharekës kërkon nga të gjithë personat të ardhur nga diaspora apo qytetarët tonë që kanë qenë jashtë Kosovës kohët fundit të plotësojnë të dhënat si më poshtë”, thuhet në njoftimin e kësaj komune. /Gazeta Sinjali/