image Sot fillon testimi i personave të cilët janë izoluar në konvikte para 2 javësh

Kosovë

Shëndetësi/ Sot fillon testimi i personave të cilët janë izoluar në konvikte para 2 javësh

news image

Nga sot do të fillojë testimi i personave të izoluar te Qendra e Studentëve në Prishtinë, të cilët ka 2 javë që janë vendosur aty, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë, Izet Sadiku, Ministria e Shëndetësisë planifikon që deri të shtunën të testohen 145 raste.

“Deri të shtunën duhet të testohen 145 raste, ata do të lëshohen në shtëpi në vetizolim edhe 14 ditë tjera. E gjithë kjo punë është realizuar nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ministria e Shëndetësisë, e përkrahur nga shumë ministri të qeverisë! Menaxhimi i gjithë këtyre njerëzve do të ishte i pamundur pa punën e palodhshme të stafit të Qendrës së Studentëve, Policisë së Kosovës, ekipeve mjekësore të Mjekësisë Familjare, ekipeve të palodhshme të IKSHPK, dhe një numri të madh të vullnetarëve”, thuhej tutje në njoftim.

Vendosja e qytetarëve që erdhën nga jashtë vendi në Qendrën e Studentëve filloi më 19 mars, kurse deri tani aty janë vendosur 493 persona, 53 prej të cilëve me rekomandimin e mjekëve të Mjekësisë Familjare janë liruar për vetizolim në shtëpitë e tyre, derisa dy të tjerë janë dërguar në QKUK ku po trajtohen në Klinikën Infektive.

Ndryshe numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është 125 persona, një viktimë e 10 të shëruar./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/izet.sadiku/posts/10223342498417602