image Edhe sot vranët dhe me reshje shiu

Kosovë

Edhe sot vranët dhe me reshje shiu

news image

Edhe sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me pak rreze dielli, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Të premten, pritet mot relativisht i qetë, me vranësira të ulëta dhe me intervale me diell.

Në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar me temperaturat e ditëve të fundit.

“Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, njofton IHMK.

/GazetaSinjali/