Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës edhe sot do ta bën testimin e qytetarëve për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
IKSHPK njofton se testimi bëhet prej orës 09:30 deri ora 13:00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020.
“Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parandalimin e COVID-19. Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit. Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, thuhet në njoftim.