image Edhe pse u sulmua fizikisht, Ademi festoi me torte ditëlindjen - Sinjali

Edhe pse u sulmua fizikisht, Ademi festoi me torte ditëlindjen

news image

Sot në mëngjes, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u sulmua nga disa persona në Parkun e Gërmisë.

Ai u sulmua pikërisht në ditën kur edhe e festoi ditëlindjen e 60-të të tij.

I pari i FFK-së pasi dha deklaratë për media, e priti një tortë në ambientet e FFK-së.

Ademi së bashku me anëtarët e shtëpisë së futbollit kosovar e festuan këtë ditë, teksa sqaroi edhe njëherë ngjarjen e sulmit fizik ndaj tij.

Ai tha se u sulmua nga rreth 5 persona të maskuar, por që shpëtoi pa lëndime serioze.

 /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: