Sot në mëngjes, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u sulmua nga disa persona në Parkun e Gërmisë.
Ai u sulmua pikërisht në ditën kur edhe e festoi ditëlindjen e 60-të të tij.
I pari i FFK-së pasi dha deklaratë për media, e priti një tortë në ambientet e FFK-së.
Ademi së bashku me anëtarët e shtëpisë së futbollit kosovar e festuan këtë ditë, teksa sqaroi edhe njëherë ngjarjen e sulmit fizik ndaj tij.
Ai tha se u sulmua nga rreth 5 persona të maskuar, por që shpëtoi pa lëndime serioze.