image Edhe pas largimit nga familja mbretërore, Harry dhe Megan financohen nga thesari mbretëror

Bota e Yjeve

Botë/ Edhe pas largimit nga familja mbretërore, Harry dhe Megan financohen nga thesari mbretëror

news image

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Megan Markle, do të vazhdojnë të financohen ende nga thesari mbretëror.

Javët e fundit, ‘Megxit’ ka qenë një ndër temat kryesore në media. Qysh kur Princi Harry dhe Megan kanë shokuar botën me njoftimin se po ndahen nga familja mbretërore, nuk ka pushuar kureshtja e publikut.

Të gjithë duan të dinë se ku do të jetojë çifti mbretëror pas tërheqjes. A do të ruajë Megan titullin Dukeshë? A ka tensione midis Princit Harry dhe Princit William? Një nga gjërat më të rëndësishme për këtë përparim është fakti që Megan dhe Harry vendosën të bëhen të pavarur financiarisht në momentin kur ‘Megxit’ hyri në fuqi, transmeton Gazeta Sinjali.

Ata vazhdojnë të udhëheqin një jetë luksoze dhe të privilegjuar, duke u mbështetur në paratë e taksapaguesve. Kur Megan dhe Harry vendosën të tërhiqen si anëtarë të lartë të familjes mbretërore, pyetja më e ngutshme ishte se si do të fitonin para në të ardhmen, si do ta mbështesin veten dhe djalin e tyre.

Së fundi u bë e ditur se Princi Harry dhe Megan do të vazhdojnë të marrin para nga fondi mbretëror.

Mediat britanike shkruajnë se çifti Harry dhe Megan do të marrin mbështetje financiare nga babai i Harry, Princi Charles.

Nuk është e pazakontë që një fëmijë të marrë një pjesë në trashëgiminë e babait të tij pas vdekjes së tij, por Princi Harry është një përjashtim në këtë rast pasi ai nuk është as trashëgimtar dhe Princi Charles nuk është ende mbret dhe nuk ka vdekur./GazetaSinjali/