Ka kohë që u paralajmërua dueti mes Ermal Fejzullahut dhe Filloreta Raçit, tashmë duket se gjithçka është gati.
Fjala është për projektin i cili titullohet “Përjetësi”.
Kënga është punuar nga Fatjon Miftari e klipi nga Imagine Films.
Publikimi i saj do të bëhet me 9 tetor.
Kurse paralajmërimi u bë nga vetë artistët dhe si zakonisht duke shfrytëzuar rrjetet sociale si Instagram. /Gazeta Sinjali/