Një i ri nga Shqipëria i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur natën e ndërrimit të viteve.
Ai ishte duke vuajtur dënimin në burg kur është gjetur nga gardianët i pajetë.
Bëhet me dije se shqiptari që i ka dhënë fund jetës është shtetasi A.A., 28 vjeç, i cili ishte i dënuar për trafikim droge dhe po vuante dënimin në burgun e Salernos në Itali.
I riu kishte edhe një vit burg për të bërë, por që natën e ndërrimit të vitit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.