image Edhe një viktimë nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 223 numri i të prekurve

Rajon

Bilanci/ Edhe një viktimë nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 223 numri i të prekurve

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se një tjetër i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë, duke e çuar në 11 numrin e viktimave.

Ai është një 79-vjeçar nga Tirana.

Po ashtu, ministria ka bërë të ditur edhe numrin e personave të prekur, i cili ka shkuar në 223, me 11 raste të reja në 24 orët e fundit.