Sinjalizues të shumtë po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga qytetarë e persona zyrtarë, duke rrezikuar kështu sigurinë e pjesëmarrësve në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Në një video që një sinjalizues e ka dërguar në adresën e Sinjalit, shihet një veturë zyrtare që ka tejkaluar në vijë të plotë, në Pejë, konkretisht në rrugën nga Leshani për në Ramun.
Vetura zyrtare që shihet në video duke shkelur rregullat e komunikacionit bartë këto targa: 3Z-312-05.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/