Në orën 16.16 në Zagreb është regjistruar një tërmet i ri dhe sipas të dhënave të para, 17 njerëz u lënduan nga tërmetet që goditën vendin më herët në mëngjes.
Autoritetet kroate raportojnë se një 15-vjeçare është në gjendje kritike dhe se mjekët po luftojnë për jetën e saj.
Sipas mediave kroate, tërmeti i pasdites u ndje shumë në pothuajse në të gjithë Zagrebin.
Për shkak të tërmetit, shumë njerëz nga Zagrebi u drejtuan për në bregdet, kryesisht në drejtim të Rjekës, por së shpejti të gjitha pikat e kontrollit u mbyllën dhe ata që arritën të hyjnë në disa nga qytetet bregdetare janë vendosur 14 ditë në izolim për shkak të koronavirusit./ Gazeta Sinjali/