image Edhe një shtet del kundër paktit ShBA-Britani-Australi

Botë

Edhe një shtet del kundër paktit ShBA-Britani-Australi

news image

Përpos shtetit të Kinës dhe Francës, pakti trepalësh mes Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe e Australisë, nuk është pritur mirë as nga fqinja e Australisë, Zelanda e Re, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeministrja e këtij shteti, Jacinda Ardern, ka biseduar personalisht me homologun e saj australian, Scott Morrison.

Ajo i ka thënë se nëndetëset me energji bërthamore, të cilat pritet të prodhohen për Australinë me teknologji amerikane e britanike, nuk do të jenë të mirëseardhura në ujërat e vendit të saj.

Ujërat e Zelandës së Re janë zonë ku ndalohen armët apo pajisjet bërthamore, shkruan CNN, përcjell Gazeta Sinjali.

Opinioni publik, shqetësimi rreth sigurisë dhe derdhjes së mbetjeve bërthamore janë arsyjet kryesore të kundërshtimit të energjisë bërthamore nga Zelanda e Re.

Megjithatë, kryeministri australian, Scott Morrison përderisa po njoftonte për marrëveshjen e arritur, ai tha se vendi i tij nuk po synon të zhvilloi kapacitete bërthamore civile, ku do të përfshiheshin centralet bërthamore.

Sidoqoftë kundër marrëveshjes kanë dalë edhe disa grupe në Australi.

Kryetari i Partisë së Gjelbër, Adam Brandt, e kritikoi marrëveshjen, duke thënë se ajo është sikur të vendoset Çernobili në zemrat e qyteteve australiane dhe se ajo e bën Australinë më pak të sigurt. /GazetaSinjali/