image Edhe një shkollë e Obiliqit kalon në mësim online, u infektuan 5 mësimdhënës

Arsim

Edhe një shkollë e Obiliqit kalon në mësim online, u infektuan 5 mësimdhënës

news image

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim që shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Hasan Prishtina” në fshatin Milloshevë në Komunën e Obiliqit, të kalojë nga skenari “A” (mësimi në shkollë) në skenarin “C” (mësim online), raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, është marrë pas rekomandimit të IKSHPK-së dhe kërkesës së MASH-it, pasi që janë infektuar me COVID-19 pesë mësimdhënës të këtij institucioni.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë. /Gazeta Sinjali/