image Edhe një punëtor i Postës në mesin e të prekurve nga COVID-19 në Vushtrri, Tahiri tregon si u infektua

Shëndetësi

Edhe një punëtor i Postës në mesin e të prekurve nga COVID-19 në Vushtrri, Tahiri tregon si u infektua

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dje ka konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus në Vushtrri. Në mesin e të infektuarve është edhe një punëtor i Postës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka treguar se ai është infektuar në vendin e tij të punës në Prishtinë.

“Mbrëmë kemi pasë 15 raste të reja të konfirmuara që janë të gjitha raste kontakti dhe kemi një rast që është një punëtor nga Posta e Kosovës, i cili është nga Vushtrria. Pra, ka marrë virusin në Prishtinë, në vendin e tij të punës”, ka thënë Tahiri për RTV Dukagjini.

Nga 15 personat që dje rezultuan pozitivë me koronavirus, Tahiri ka treguar se 9 janë anëtarë të një familjeje.

Deri tani, Tahiri ka thënë se në Vushtrri janë 120 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Sinjali/