image Edhe një goditje për Rusinë - Ndalohen shfaqjet e filmave nga Warner Bros dhe Disney Sony

Film

Edhe një goditje për Rusinë – Ndalohen shfaqjet e filmave nga Warner Bros dhe Disney Sony

news image

Warner Bros, Disney dhe Sony kanë ndaluar shfaqjen e filmave të tyre në kinematë ruse pas pushtimit në Ukrainë.

Sipas njoftimeve premierat e filmave siç janë: The Batman, Turning Red dhe Morbius nuk do të shfaqen siç janë planifikuar.

Ky vendim vjen pasi qeveritë në shumë vende të botës kanë shtuar sanksionet kundër Rusisë.

Korporatat globale përfshirë gjigandë të energjisë dhe ata të prodhimit të makinave, kanë ndërprerë lidhjet e bizneseve me Rusinë.

Ndërkohë Netflix ka thënë se nuk do të respektojë rregullat e reja ruse për të transmetuar kanale të mbështetura nga shteti.

Duke marrë parasysh situatën aktuale, ne nuk kemi në plan që të shtojmë këto kanale në shërbimin tonë”, ka thënë një zëdhënës i Netflixit.

Platformat teknologjike si Twitter dhe Facebook kanë marrë po ashtu hapa drejt kufizimit të mediave shtetërore ruse në platformat e tyre, pasi janë akuzuar për përhapje të dezinformatave pas pushtimit rus në Ukrainë.

/GazetaSinjali/