image Koreja Veriore dënon me vdekje burrin që kontrabandoi e shiti kopje të serialit “Squid Game”

Botë

Koreja Veriore dënon me vdekje burrin që kontrabandoi e shiti kopje të serialit “Squid Game”

news image

Koreja e Veriut ka dënuar me vdekje një burrë që kontrabandonte dhe shiste kopje të serialit të Netflix “Squid Game”, pasi autoritetet kapën shtatë nxënës të shkollave të mesme duke parë serialin global në gjuhën koreane.

Kontrabandisti raportohet se ka sjellë një kopje të serialit “Squid Game”, në Korenë e Veriut nga Kina dhe ka shitur disqe USB që përmbajnë serinë. Radio Free Asia raporton se dënimi i tij do të kryhej me pushkatim, transmeton Gazeta Sinjali.

Një student që bleu një kopje të tillë u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa gjashtë të tjerë që ndoqën shfaqjen janë dënuar me pesë vjet punë të rëndë.

Ndërkaq, mësuesit dhe administratorët e shkollave janë pushuar nga puna dhe përballen me dëbim për të punuar në miniera të largëta./GazetaSinjali/