image Filmi “Nëntor i Ftohtë” tashmë në Netflix

Film

Filmi “Nëntor i Ftohtë” tashmë në Netflix

news image

Filmi kosovar nën regji të Ismet Sijarinës “Nëntor i Ftohtë” tash mund ta gjeni edhë në platformën e Netflixit.

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar në lidhje me këtë, duke e vlerësuar si një lajm të mirë për kinematografinë kosovare.

Miq, nje lajm i mire i akshamit, javes dhe muajit. Nje lajm i mire per mua dhe per te gjithe, regjisorin, bashkepunetoret, bashkeproducentet. Nje projekt i prodhuar dise vite me pare, me shume mund e sakrifice. Projekt i cili pasqyroj sakte dramen njerzore te nje njeriu i cili ndodhej ne mes dy zgjidhjesh, dyjat te gabuara. Projekt ky qe mijera shikuesve neper bote ju beri te qarte vitet e fillimit te apart’heidit kosovar. Film ky qe na beri krenare ne shume festivale boterore, duke nisur nga San Sebastian Film Festival, Zurich Film Festival, e deri tek Selaniku, e keshu me radhe”, ka shkruar Fatmir Spahiu.

/GazetaSinjali/