Me vendim të ministrit në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, fshati Zabel i Ulët i Komunës së Drenasit është shpallur vatër e përhapjes së koronavirusit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Sot është marrë vendim nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, që Fshati Zabel i Ulët, i komunës tonë, shpallet vatër e përhapjes së infeksionit. Personi i diagnostifikuar me covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen. Policia e Kosovës do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë vendbanim. Ky vendim vlen deri në vendimin tjetër”, ka shkruar Lladrovci.
Edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, njoftoi se një fshat i kësaj komune është shpallur vatër e përhapjes së koronavirusit. /Gazeta Sinjali/