image Edhe një femër në mesin e katër të arrestuarve për fajde në Prizren

Siguri

Edhe një femër në mesin e katër të arrestuarve për fajde në Prizren

news image

Sot, në Prizren, janë arrestuar katër persona të dyshuar për fajde, dy qytetarë dhe dy zyrtarë policorë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se dy zyrtarët policorë të arrestuar janë Ihsan Fetahaj, i dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Marrje e ryshfetit” dhe Kujtim Gilani, i dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritet zyrtar”.

Ndërkaq, Sinjali mëson se e arrestuar në këtë rast është edhe një grua, Arlinda Krasniqi, e dyshuar për veprën penale “Mashtrim”.

I arrestuari tjetër për këtë rast, Sinjali merr vesh se është Naser Koqinaj, i cili dyshohet për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Të gjithë të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokurori ka urdhëruar sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve, si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale.​

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/