image Edhe një deputete i premton votën Kurtit

Qeveria/ Edhe një deputete i premton votën Kurtit

news image

Ish-deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, e cila do të jetë sërish deputete në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, i ka premtuar kreut të VV-së, Albin Kurtit, se do ta votojë për kryeministër.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti përmes një postimi në Facebook.

“Znj. Emilia Rexhepi do të jetë sërish deputete boshnjake në Kuvendin e Kosovës. Ajo e konfirmoi votën e saj për mua si kryeministër dhe për qeverinë tonë të re. Sërish në “Ambient” të Prizrenit u takuam dhe biseduam për sfidat e qeverisë sonë për zhvillim ekonomik, për reformë arsimore, sundim të ligjit, demokratizim dhe barazi sociale, që nuk përjashton askënd. Diskutuam edhe për forcimin e lidhjeve institucionale me Sanxhakun dhe Sarajevën”, ka shkruar lideri i VV-së. /Gazeta Sinjali/