image Edhe një deputet i LDK-së shërohet nga koronavirusi

Shëndetësi

Edhe një deputet i LDK-së shërohet nga koronavirusi

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, është shëruar nga koronavirusi, 3 javë pas infektimit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti, përmes një postimi në Facebook.

“Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19, pas 3 javë izolim”, ka shkruar ai në Facebook.

Avdyli ka njoftuar se nga sot do të kthehet në punë, për kryerjen e obligimeve si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, në punën e tij në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë, të premten pasdite do të mbajë provimet e Licencës së infermierëve të diplomuar, kurse punës me pacientët e tij në Prizren ka njoftuar se do t’i kthehet nga e shtuna paradite./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10220035013643272&set=a.4314080167833&type=3&theater