Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se në mesin e ndërmarrjeve publike që kanë punëtorë të infektuar me koronavirus është edhe Posta e Kosovës.
Shefi i Shtabit Emergjent në Postën e Kosovës, Xhevdet Smakiqi ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se nga testimi i 51 punëtorëve edhe nëntë kanë rezultuar pozitivë, kështu duke çuar në 21 numrin e punëtorëve të Postës së Kosovës që janë prekur nga koronavirusi.
“Total infetkime nga data 5 qershor kemi 21 kolegë”, tha Smakiqi të hënën për Gazetën Sinjali.
Sipas tij, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pjesa tjetër e stafit është duke respektuar në mënyrë rigozore udhëzimet e IKSHPK-së.
“Janë vetizloluar dhe po punojmë në zyrat Qëndrore të Adminisratës në Prishtinë me staf esencial duke respektuar në mënyrë rigorze udhëzimet e IKSHKP- seë”, shtoi më tej Smakiqi.
Skmakiqi tha se dezinfektimi i objektit po përsëritet, po vazhdon mbajtja e maskave, distanca sociale dhe mos shtrëngimi i duarve.
Smakiqi tha se Shtabi Emergjent është i gateshem të mbulojë shpenzimet e barnave për punëtorët e infektuar. Por, “që deri më tani nga 21 të infektuar vetëm dy punëtorë kanë kërkuar mbështjetje dhe i kemi furnizuar”.
“Dihet se shuma dhe çmimet e barrnave si vitmaminë C Ib Brufen Paracetamol, Magnezium janë të përballueshme”, përfundoi ai.
Ndryshe, IKSHPK ka bërë të ditur se javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare dhe shëndetësore, dhe sipas tyre kjo ka ndodhur për shkak të mosmbajtjes së distancës dhe mosmbajtjes së maskave.
IKSHPK apelon te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura. /Gazeta Sinjali/