Është paralajmëruar se sonte duke filluar nga ora 21:00, do të protestohet kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, që në shenjë pakënaqësie, do të lëshohet Marshi i UÇK-së.
Protesta e paralajmëruar sonte nga ora 21:00, kundër deklaratave të Gashit tashmë ka nisur në disa qytete të Kosovës.
Në Prizren është lëshuar marshi i UÇK-së, i kënduar nga Arif Vladi.
Vlen të theksohet se këshilltari i kryeministrit në detyrë, tashmë i shkarkuar, dje në një emision televiziv kishte bërë një deklaratë skandaloze duke thënë se pjesëtarë të UÇK’së kanë kryer krime ndaj serbëve.
Për këtë arsye është bërë thirrje që nga ballkonet e shtëpive dhe banesave të lëshohet marshi i UÇK-së./GazetaSinjali/