image Edhe në Kosovë do të realizohen stërvitjet “Defender Europe 21” - Sinjali

Edhe në Kosovë do të realizohen stërvitjet “Defender Europe 21”

news image

Kosova është në mesin e 16 vendeve të botës, ku do të realizohen stërvitjet për ushtrimin ushtarak ”Defender Europe 21” nga 17 maji deri më 29 maj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kjo është një ngjarje e rëndësishme e Kosovës, e cila tregon për partneritetin që ka vendi ynë me SHBA-në.

“Është stërvitje më e madhe që zhvillohet në rajon. Është e rëndësishme që Kosova është në mesin e 16 vendeve të kësaj stërvitje. Ushtrimi përqendrohet në ndërtimin e gatishmërisë operacionale. Defender-Europe ka natyrë mbrojtës edhe në rast krizash”, ka deklaruar Mehaj.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, duke treguar për rëndësinë e këtij ushtrimi, ka thënë se mbi 28 mijë ushtarë, nga 27 vende të ndryshme të botës do të jenë në Kosovë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin