Komuna e Ferizajt përmes një urdhërese në prag të festave të fundvitit ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
“Me urdhëresën e nxjerr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nga dita e sotme e deri më 15 Janar 2021, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe, tregje”, thuhet në njoftim.
“Për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Inspektorati i Komunës. Përjashtim nga kjo urdhëresë, bën data 31 Dhjetor 2020 përkatësisht orari nga ora 23:00 deri në 00:30 të datës 1 Janar 2021”, përfundon komunikata.