image Këto janë masat e reja antiCOVID në Maqedoninë e Veriut për festat e fundvitit

Rajon

Këto janë masat e reja antiCOVID në Maqedoninë e Veriut për festat e fundvitit

news image

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar sot masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit  gjatë festave të fundvitit, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga 18 dhjetori deri më 20 janar festimet, festat, ballot, ceremonitë fetare do të jenë të ndaluara.

Kafenetë dhe restorantet do të mbyllen në orën 18:00 dhe fishekzjarrët, grumbullimet e brendshme dhe të jashtme do të ndalohen natën e ndërrimit të viteve.

Krerëve të komuniteteve fetare u është kërkuar të mos ftojnë besimtarë të marrin pjesë në grumbullimet për Krishtlindjet Ortodokse, më 7 janar dhe festime të tjera kishtare.

/Gazeta Sinjali/