Zonat e Britanisë së Madhe të cilat janë prekur nga vërshimet, mund të përballen me vërshime të reja edhe javën e ardhshme.
Në pjesën veriperëndimore të Anglisë dhe në veri të Uellsit shumë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre gjatë tri ditëve të kaluara për shkak të frikës nga stuhia.
Shumë prona, kryesisht në Cheshire dhe Neath Port Talbot, kanë mbetur nën ujë. Banorët e një fshati të prekur nga vërshimet treguan si uji ka hyrë në shtëpitë e tyre pasi lumi Bollin doli nga shtrati.
Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar për nivel jashtëzakonisht të lartë të ujit në lumenj dhe ka thënë se reshjet e reja që janë parashikuar për javën e ardhshme mund të shkaktojë dalje të lumenjve nga shtretërit e tyre.
Sekretari i Mjedisit, George Eustice, tha se autoritetet janë duke vëzhguar për së afërmi në këtë situatë. Gjëja që na shqetëson më së shumti është që javën e ardhshme presim më shumë reshje.
Prandaj, është e mundshme që të kemi sfida shtesë brenda një jave”, tha ai.