Nismës së SHBA-së për dhurimin e vaksinave për vendet e varfra i është bashkuar edhe Britania e Madhe, e cila do të dhurojë 100 milionë vaksina antiCOVID për vendet e varfra vitin e ardhshëm, transmeton Gazeta Sinjali.
Ky lajm u bë i ditur nga vet kryeministri i Britanisë, Boris Johnson.
Situata pandemike ishte ndër temat kryesore gjatë takimit mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe presidentit amerikan, Joe Biden, ndërsa para bisedimeve, Johnson deklaroi se Britania do të fillojë t’u dhurojë vaksina kundër COVID-19 vendeve të varfra, shkruan BBC.
“Më shumë se 100 milionë doza të tepërta do t’i dorëzohen vendeve vitin e ardhshëm”, ka thënë Johnson.
Johnson ka thënë se shpreson se edhe kolegët pjesëmarrës të Samitit të G7, t’i bashkohen kësaj nisme, në mënyrë që deri në fund të vitit të ardhshëm të vaksinohet e gjithë popullsia e botës.
Ditë më parë edhe presidenti amerikan, Joe Biden tha se Amerika do të dhurojë 500 milionë vaksina Pfizer për 92 vende. /GazetaSinjali/