Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është ftuar së bashku me bashkëshorten e tij në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, i cili tha se ftesën e kanë marrë nga miqtë e tyre demokratë.
“Javën e kaluar kam pranuar ftesën e z. Behgjet Pacolli dhe zonjës Pacolli për inaugurimin e presidentit Joe Biden, në të cilin ishin të ftuar si mysafirë nga miqtë tonë demokratë. Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është një dhuratë nga Zoti”, shkroi Murseli në Facebook./Gazeta Sinjali/