image Edhe Abdixihiku i reagon Muratit: Ndalesa e pagave është akt i shëmtuar politik

Politikë

Edhe Abdixihiku i reagon Muratit: Ndalesa e pagave është akt i shëmtuar politik

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, në lidhje me deklarimet e tij rreth ndalesës së pagave ndaj mësimdhënësve.

Mes tjerash, Abdixihiku ka shkruar se kjo ndalesë, në një inflacion është shantazh jodemokratik dhe akt i shëmtuar politik.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të ulen për të dialoguar sepse shpërputhja e pushtetit me kërkesat qytetare nuk do të durojë gjatë.

Postimi i plotë:

Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës. Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik.

E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare – në këtë masë – nuk do të durojë gjatë.

/GazetaSinjali/