image Edhe Abdixhiku i thotë 'Po' ftesës së Kurtit për takimin me liderët e opozitës

Politikë

Edhe Abdixhiku i thotë ‘Po’ ftesës së Kurtit për takimin me liderët e opozitës

news image

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së thirrur nga kryeministri Kurti për të martën.

I pari i LDK-së do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit në vend.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

“Bazuar në situatën e krijuar, Kryetari Abdixhiku do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kryeministrit” ka thënë Halimi për Sinjalin.

Ndërkohë ftesa është pranuar edhe nga krerët e dy partive të tjera opozitare, nga Memli Krasniqi i PDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së.

/GazetaSinjali/