image Edhe 70 persona vendosen sot në konvikte, po vijnë nga Kroacia

Kosovë

Shëndetësi/ Edhe 70 persona vendosen sot në konvikte, po vijnë nga Kroacia

news image

Rretj 70 bashkatdhetarë do të vijnë sot nga Kroacia për t’u vendosur në Konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata do të qëndrojnë aty për 14 ditë, si masë izolimi për parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së koronavirusit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali Fatmir Sfishta, drejtori i Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

“Po, veç sa nuk kanë mbërri. Janë 70 persona, do të vendosen në konvikt, fillimisht për 14 ditë”.

Sfishta gjithashtu njoftoi se për momentin në konvikte janë të karantinuar 350 qytetarë.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 250 raste pozitive me COVID-19./Gazeta Sinjali/