image Edhe 626 vdekje nga koronavirusi në Britani, kalon në mbi 31 mijë numri i viktimave

Botë

Botë/ Edhe 626 vdekje nga koronavirusi në Britani, kalon në mbi 31 mijë numri i viktimave

news image

Janë konfirmuar edhe 626 vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Britani të Madhe, duke e çuar në mbi 31 mijë numrin e viktimave nga ky virus në këtë shtet.

Kështu njoftoi qeveria britanike sot në konferencën e saj të përditshme për shtyp, në të cilën foli ministri i Mjedisit, George Eustice.

“Në vend u regjistruan sot 626 vdekje shtesë nga COVID-19, duke e çuar totalin në 31 241 dhe duke e bërë Britaninë e Madhe të jetë vendi i dytë më i goditur në botë, SHBA-së”, tha Eustice.

Në pritje të një fjalimi të Boris Johnson të dielën në mbrëmje, për një lehtësim të mundshëm të izolimit në vend, i cili pritet të jetë shumë i kufizuar, Eustice u bëri thirrje britanikëve që të respektojnë kufizimet për lëvizjen dhe të qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht motit të mirë dhe fundjavave triditore./Gazeta Sinjali/