image Edhe 500-shet po falsifikohen, zyrtari i bankës Raiffaisen e denoncon rastin

Siguri

Edhe 500-shet po falsifikohen, zyrtari i bankës Raiffaisen e denoncon rastin

news image

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedha e cila raportohet më së shumti si e falsifikuar është ajo prej 100 euro. Brenda pak javësh janë raportuar dhjetëra raste, derisa janë sekuestruar edhe mijëra euro. 

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se një rast i tillë ka ndodhur sot në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, ku një zyrtar i bankës “Raiffaisen Bank” ka raportuar se një person e ka deponuar një kartëmonedhë 500 euroshe në një bankomat.

Pas raportimit të zyrtarit, Policia tashmë e ka emrin e të dyshuarit dhe i njëjti është ftuar për intervistim.

Siç mëson Sinjalit, i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) ka thënë se jeton në Prishtinë dhe do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së zyrtarëve policorë.

Prokurorja kujdestare ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Falsifikim i parasë”.

/GazetaSinjali/