Gent Avni Nikqi është një 9-vjeçar nga Peja, i cili vuan nga sëmundja e mëlçisë, raporton Gazeta Sinjali.
40 orët e ardhshme janë vendimtare për jetën e tij.
Për shërimin e tij familjes i duhen 100 mijë euro, për sigurimin e të cilave kërkon ndihmën e qytetarëve.
I diagnostikuar me Hepatitis fulminanta, Encaphalopathia hepatica, Genti ka nevojë për transplant të mëlçisë, i cili do të realizohet në Turqi, nëse arrihet shuma e nevojshme e të hollave.
Se Genti vuan nga kjo sëmundje dhe se ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Drita Qosaj.
“Po, ky fëmijë është i shtrirë në Klinikën e Pediatrisë dhe është në gjendje të rëndë”, tha ajo për Sinjalin.
Të gjitha ata që kanë mundësi ta ndihmojnë Gentin, këtë gjë mund ta bëjnë duke transferuar të holla në këto llogari.
Transfer brenda Kosovës në banken BKT: 1920861068021107 Shqipe Nikqi (Nëna)
Numri kontaktues i Babait (Avni Nikqi)
049 588 184
Swish transfer jashtë Kosovës: 0707584368./Gazeta Sinjali/