image Edhe 20 vjet pas themelimit, Filarmonia e Kosovës pa sallë të koncerteve

Kulturë/ Edhe 20 vjet pas themelimit, Filarmonia e Kosovës pa sallë të koncerteve

news image

Filarmonia e Kosovës nesër mban koncertin e hapjes së sezonit 2019/2020, por edhe ky sezon po nis pa sallë për koncerte.

Drejtori i këtij institucioni Baki Jashari, tha se ky sezon i koncerteve, ndonëse ende pa sallë të posaçme, është më i veçanti pasi që viti 2020 shënon edhe 20- vjetorin e themelimit të Filarmonisë të Kosovës.

“Ky sezon fillon me koncertin e nesërm, pra më 27 shtator në ora 20, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Do të mbahet sezonin i parë i 2019/2010. Është koncert inaugurues dhe premtues, për të gjitha programet në vijim që do të jenë për 10 muaj, që zgjat deri në qershor 2020”, tha ai.

Ai dha detaje rreth programit vjetor, teksa shtroi nevojën e domosdoshme për ndërtimin e një salle për koncerte.

“Shpresojmë gjithmonë, se kjo fjalë na ka mbetur e vetmja, që së paku tash në fushatën zgjedhore që ka filluar, mos po dëgjojmë prej spektrit politik që garojnë në zgjedhje që do të mbahen më 6 tetor, mos po dëgjojmë fjalën ‘sallë koncertale”, u shpreh ai.

Pianistja Lule Elezi, e cila do të luajë në piano për herë të dytë në kuadër të këtij koncerti, tregoi se është përgatitur intensivisht për koncertin e nesërm.

“Nesër mbrëma kam kënaqësinë para publikut artdashës dhe shumë të respektuar, që të luaj koncertin në piano dhe orkestër të kompozitorit romantik Eduard Grek. Ky koncert njihet si një ndër koncertet më të bukura të literaturës pianistike botërore. Jam shumë e nderuar që për mua ishte edhe një bashkëpunim i parë edhe me dirigjentin e shkëlqyer Boian Videnoff… Jam përgatitur mjaft intensivisht për këtë koncert dhe shpresoj që publiku nesër mbrëma do të mbetet i kënaqur”, tha ai.

“Ia dëshiroj të gjitha të mirat orkestrës dhe është fantastike të vijë këtu ta shoh sesi po zhvillohet ky vend. Njerëzit janë shumë pozitiv. Është diçka që më lë përshtypje dhe unë gjithmonë dua të vij sa herë që mundem, ta mbështes sesi zhvillohet ëndrra e ndërtimit të sallës koncertale që është diçka që do të ishte  plotësisht i merituar – suksesi”, tha ai.

Sezoni 2019/2020 i Filarmonisë të Kosovës fillon nesër në ora 20.00./Gazeta Sinjali/