image Kurti fajësoi qeveritë e kaluara/ Limaj: Para 20 vjetëve Kosova ka qenë shkrumb, çfarë shembulli po merr

Politikë

Kurti fajësoi qeveritë e kaluara/ Limaj: Para 20 vjetëve Kosova ka qenë shkrumb, çfarë shembulli po merr

news image

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për fajin që po ua hedhë Qeveria Kurti, qeverive të kaluara.

Sipas tij, ky narracion është i turpshëm për vendin.

Limaj tha se para 20 vitesh Kosova ka qenë shkrumb dhe e shkatërruar, pa asnjë institucion, duke u shprehur krenarë që kanë arritur ta sjellin Kosovën deri këtu nga ajo gjendje.

“Ky narracion është i turpshëm për Kosovën. Së pari para 20 vjetëve s’ka pasë kurrgjë Kosova, hiç bash kurrgjë. Para 20 viteve e kemi gjetur Kosovën shkrumb, e shkatërruar. Kosova prej 1999 ka qenë pa asnjë institucion. Në 99 ka qenë shkrumb, e shkatërruar. Çka ka pasë për me marrë shembull para 20 vjetëve. Çfarë shembulli je duke marrë”, tha ai.

“Ne jemi krenarë që këtë vend nga pluhuri, nga shkrumi, nga okupimi, nga terrori, nga dhuna nga asgjë, dalëngadalë, me miqtë tanë ndërkombëtarë, e kemi sjellur ku është sot. Me cilin 20 vjet po bëni krahasim. Ata nuk e njohin historinë e vendit të tyre, nuk kanë lidhje me të kaluarën e vendit të tyre. Kur ky vend ka qenë shkrum nuk kanë qenë hiç në Kosovë”, shtoi ai në T7.

Kryeministri Albin Kurti kishte thënë se e kanë gjetur shtetin përtokë që “gjakonte në të gjitha anët e tërësisht i papargatitur për sfidat e shekullit 21”./GazetaSinjali/