Janë konfirmuar edhe 19 raste të reja të prekura me koronavirsu në Kroaci, shkruan Gazeta Sinjali.
Mediat kroate citojnë ministrin e Shëndetësisë, Villi Berosh, i cili ka njoftuar se deri në orën 16:00 janë raportuar 254 raste të infektimit me virusin korona, 19 më shumë sesa këtë mëngjes.
“Ne jemi ende në pjesën ngjitëse të kurbës së epidemisë, e cila pritet,” tha Berosh në një konferencë shtypi pas një takimi të kreut të shtetit në Bibliotekën e Universitetit Kombëtar.
Ai tha se për një kohë të shkurtër sistemi i testimit nuk ishte në rregull për shkak të tërmetit të sotëm në Zagreb, por se tani po funksionon./Gazeta Sinjali/