image "Ec, ec, bal"/Uniforma e policisë keqpërdoret për video në Snapchat

Sinjalizime

“Ec, ec, bal”/Uniforma e policisë keqpërdoret për video në Snapchat

news image

Nuk janë të pakta rastet kur është keqpërdorur uniforma e Policisë së Kosovës për foto ose video në rrjete sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i ngjashëm është paraqitur edhe sot, ani pse video e publikuar sot në rrjetin social Snapchat shihet se është realizuar një muaj më parë.

Kësaj radhe, shihet një vajzë me iniciale B.K (emër i njohur për redaksinë), e cila vallëzon derisa ka të veshur uniformën e policisë.

Nuk dihet nëse vajza e paraqitur në video është pjesëtare e policisë apo se si e ka siguruar këtë uniformë.

Kujtojmë që Gazeta Sinjali pati raportuar për një rast të ngjashëm edhe në maj të këtij viti, kur një police kishte publikuar një video në “TikTok”, ku shfaqet e ‘egër’ duke tentuar të shpërfaqë veten e saj sa më të ‘rrezikshme’.

Për shkak të kësaj videoje, zyrtarja në fjalë ishte suspenduar nga puna./Gazeta Sinjali/