image Zyrtarja e Policisë së Kosovës gjeste të pahijshme në TikTok, video bie në duart e PK-së, suspendohet nga puna

Siguri

Siguri/ Zyrtarja e Policisë së Kosovës gjeste të pahijshme në TikTok, video bie në duart e PK-së, suspendohet nga puna

news image

Një zyrtare e Policisë së Kosovës nuk është përmbajtur në rrjetin social TikTok. Ajo shihet e veshur me uniformën zyrtare, teksa në sfond dëgjohet duke përsëritur këngën ‘Dior’ të reperit Pop Smoke, shoqëruar me gjeste të pahijshme.

Pas publikimit të videos Zyrtarja e Policisë së Kosovës e ka fshirë atë, por, sinjalizuesit kanë arritur ta ruajnë videon ku ajo shfaqet e ‘egër’ duke tentuar të shpërfaqë vetën e saj sa më të ‘rrezikshme’.

Për paraqitjen e saj në TikTok, Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për të konfirmuar nëse policia është duke e trajtuar rastin në fjalë.  

Pas interesimit të Gazetës Sinjali, PK konfirmon se e njëjta është suspenduar me vendim të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë dhe lënda e saj do t’i procedohet Drejtorisë për Hetime të Brendshme.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, në lidhje me publikimin e videos nga zyrtarja e PK-së, e njëjta është suspenduar me vendim të lëshuar nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë, ndërkohë që lënda do t’i procedohet Divizionit të Standardeve Profesionale, përkatësisht Drejtorisë për Hetime të Brendshme”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Policisë së Kosovës për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/