image “E vranë dhe e hëngrën”, të varurit nga droga në Afganistan kthehen në kanibalë

Botë

“E vranë dhe e hëngrën”, të varurit nga droga në Afganistan kthehen në kanibalë

news image

Kur talebanët rimorën kontrollin e Afganistanit vitin e kaluar, një nga premtimet e tyre të para ishte se do të pastronin vendin nga droga.

6 muaj pas këtij premtimi, talebanët po e mbajnë premtimin, sipas mënyrës së tyre: duke i futur të droguarit e pastrehë nëpër spitale që duken si kampe përqendrimi.

Fotot nga brenda një spitali në Kabul tregojnë kushtet e tmerrshme, në të cilat jetojnë të varurit nga droga. Ata flenë 3 persona në një shtrat, u mungon ushqimi dhe detyrohen që të hanë bar, ndërkohë që ka zëra se kanë nisur të hanë mace, madje edhe njëri-tjetrin.

Duke folur për një gazetar danez, një pacient tha: “I kam parë duke vrarë njërin dhe më pas duke e ngrënë. Nuk ka shumë ushqim dhe ka pasur shumë raste që pacientët kanë vdekur nga uria”.

Afganistani prej kohësh është një nga furnizuesit më të mëdhenj të opiumit dhe heroinës, duke prodhuar më shumë se 80% të furnizimit të botës. Kombet e Bashkuara thonë se talebanët kanë fituar 400 milionë dollarë nga viti 2018 deri në vitin 2019 nga trafiku i drogës.

Prodhimi i madh i drogës ka bërë që vetë vendasit të bëhen të varur, me rreth 3,5 milionë persona që vuajnë nga varësia e drogës, sipas një sondazhi të qeverisë në vitin 2015./A2news

/GazetaSinjali/