Shenjat e komunikacionit në disa pjesë të Ferizajt janë dëmtuar qëllimisht nga një i ri, i cili ka publikuar vetë pamjet.
Në disa video në Tik Tok, ai shihet se si godet një shenjë ‘STOP’ duke e lëvizur nga vendi, e madje duke u krenuar me këtë gjest të turpshëm.
Emri i tij, sipas kësaj llogarie në Tik Tok është Florent, i cili siç duket është merakli i dëmtimit të shenjave të komunikacionit.