image E trishtë: Ky është i riu nga Gjilani që vdiq nga COVID-19

Sociale

E trishtë: Ky është i riu nga Gjilani që vdiq nga COVID-19

news image

Në mesin e 36 të vdekurve nga COVID-19, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, është edhe Blerim Mushinca, i riu nga fshati Pasjak i Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Mushinca punonte si sigurim në një diskotekë në Gjilan.

“COVIDI i merr jetën të riut Blerim Mushinca. Blerimi nga fshati Pasjak ka punuar për shumë vite sigurim në diskotekën ‘Stop’. Ai nuk arriti ta kalonte virusin famkeq, i cili po merr shumë jetë në Kosovë. Ngushëllime familjes”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/