Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Indonezi, ku një djalë 8-vjeçar është nxjerrë nga barku i një krokodili gjigant, i cili e kishte gëlltitur fëmijën.
Fëmija Dimas Mulkan Saputra po peshkonte në lumë së bashku me babanë e tij, kur u kap nga krokodili në Kalimatan.
Krokodili mbi shtatë metra i gjatë e tërhoqi 8-vjeçarin, derisa babai i tij Subliansy po ndiqte me shpresën se do ta mund ta shpëtojë të birin.
Madje ai e goditi disa herë krokodilin duke menduar se do t’ia lëshojë të birin, por ai u zhyt thellë dhe u zhduk pa asnjë gjurmë. Krokodili e kishte gëlltitur Dimasin pa pasur nevojë as që ta kafshojë.
Por pa kaluar shumë kohë, krokodili u gjet dhe u nxor nga uji, pasi ekspertët e mbytën dhe ia qan barkun, duke nxjerrë trupin e vogëlushit të paprekur, por që nuk kishte shenja jete.