image Kapet krokodili gjigant që hante lopën e fermerit

Botë

Kapet krokodili gjigant që hante lopën e fermerit

news image

Një pilot helikopterësh ka zënë një grabitqar monstruoz pesë metra të gjatë me emrin Rex që po hante një lopë në një pronë në Outback.

Matt Wright në emisionin e National Geographic ‘Outback Wrangler’, tha se krokodili, i quajtur me dashuri Rex nga fansat e tij, ishte i gjatë 5.1 metra pavarësisht se i mungonte një copë e madhe e bishtit.

Wright zbuloi se krokodili agresiv duhej të transferohej në një shtëpi të re të sigurt pasi kishte qenë duke ngrënë lopë në pronën e Territorit Verior.

Ai ngarkoi një video të krokodilit ndërsa po lëshohej në pronën e tij.

Ndryshe, Matt Wright ka emisionin e tij në National Geographic, i titulluar  ‘Monster Croc Wrangler,’ i cili tregon aventurat e tij të shumta në Australi, për të kapur kafshët e mëdha./Gazeta Sinjali/