image Sulmohen nga krokodili dy ushtarë në Australi, njëri në gjendje serioze

Botë

Sulmohen nga krokodili dy ushtarë në Australi, njëri në gjendje serioze

news image

Dy ushtarë janë sulmuar nga krokodili në Australi, ku njëri prej tyre është në gjendje serioze.

I lënduari rëndë pësoi lëndime në kokë, gjoks dhe krah, ndërsa tjetri u lëndua pasi u mundua ta ndihmonte mikun dhe kolegun e vet.

Ngjarja ka ndodhur përderisa dy burrat ishin duke notuar në ujëra me krokodilë në fshatin Portland Roads rreth orës 17 të së premtes, kur ndodhi sulmi, bëri të ditur një zyrtar lokal.

“Njëri u sulmua dhe tjetri u mundua të ndihmonte. Ata janë gjetur dhe janë në duar të sigurta. Po shpresoj që janë mirë”, njoftoi zyrtari.

/GazetaSinjali/